Aktualitet

Apeli i Kurtit për policinë: Vazhdoni pa kompromis në luftën ndaj bandave!

Shkruar nga Liberale
Apeli i Kurtit për policinë: Vazhdoni pa kompromis në luftën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për mediat, teksa ka folur për kriminalitetin në vend, i bëri thirrje policisë që të vazhdojë pa kompromis luftën me bandat.

“Vazhdoni pa kompromis luftën ndaj bandave, ndaj krimit, e ndaj çdo veprimtarie që cenon sigurinë e qytetarëve tanë e të vendit tonë”, ka thënë ai.

Gjithashtu në fjalën e tij, kryeministri Kurti u tha familjarëve të policëve të rënë në krye të detyrës se sakrifica e bijve të tyre, është shembulli më i mirë që kanë para vetes gjenerata të tëra të Policisë së Kosovës.

“Ju i keni dhënë vendit tonë më të dashurit tuaj, teksa ata jetojnë gjithmonë mes nesh. Ata jetojnë në kujtimet më të mira e në përvojat më të vlefshme të kolegëve të tyre në Policinë e Kosovës”, tha kryeministri.

Gjithashtu, ai theksoi se, “qeveria e Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah jush e bashkë me ju, për të ndarë së bashku përvojat më të mira e sukseset e shumta për t’u ballafaquar me çdo sfidë që mund të dalë para nesh.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH