Aktualitet

Apeli i Berishës: Nesër në 10:00, të gjithë në protestë para Parlamentit

Shkruar nga Liberale
Apeli i Berishës: Nesër në 10:00, të gjithë në

Ish-kryeministri, Sali Berisha, postoi në rrjetet sociale një tjetër thirrje drejtuar shqiptarëve, që të marrin pjesë në protestën e planifikuar nesër përpara Parlamentit në orën 10:00.

“Nesër është një ditë prove, prove e fortë. Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, RamGonigali hyn në Parlament. A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja si ministër i Shqipërisë e RamGonigalit?

 A ka përdhosje më të madhe se fjala e tij aty? Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer, brenda dhe jashtë Parlamentit, i bëj thirrje cilitdo që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë,” shprehet Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH