Aktualitet

Apeli i AKU për qytetarët: Mos konsumoni këtë produkt, kthejeni aty ku e keni blerë

Shkruar nga Liberale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit iu bën thirrje qytetarëve që të mos konsumojnë produktin patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”.

Sipas njoftimit të AKU, pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar, se këto patatina kanë prani të alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit. Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH