Aktualitet

Anuloi takimin, Kurti ia përmend presidentit Begaj vendimin e Ramës  

Shkruar nga Liberale
Anuloi takimin, Kurti ia përmend presidentit Begaj vendimin e Ramës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë Forumit të Prespës në Strugë, ka takuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve tona.

Kurti shprehu keqardhjen e tij për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte parashikuar të mbahej të mërkurën në Gjakovë.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, ai e falënderoi presidentin Begaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimin e tij në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, duke e dënuar këtë akt dhe kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre.

Gjithashtu kreu i qeverisë së Kosovës e njoftoi presidentin Begaj me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në komunat në veri, teksa riktheksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë premisa bazë e çdo zgjidhjeve për rrugën përpara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH