Aktualitet

Anulohen provimet e arsimit bazë, maturantët rikthehen në shkollë

Shkruar nga Liberale
Anulohen provimet e arsimit bazë, maturantët rikthehen në

Për shkak të pandemisë së koronavirusit viti shkollor 2019-2020 do të mbyllet për shumicën e nxënësve. Përjashtim do të bëhet për maturantët, të cilët do të kthehen për periudhën 18 maj deri në 5 qershor.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një komunikim për shtyp nga Facebook ka njoftuar se provimet e klasës së 5-të dhe të 9-të, të shkollave 9-vjeçare do të anulohen.

Provimet e maturës do të zhvillohen në datat 8-18 qershor, duke respektuar rregullat strikte të distancimit.

"Shkollat vetëm për maturantët duke i shpërndarë në të gjitha klasat.

Mësimi nga shtëpia do vazhdojë për të gjithë nxënësit e klasave nga 1 deri 9, do mbyllet dy javë më herët se sa parashikimet që mësuesit të shkojnë në shkolla e të bëjnë mbylljen e vitit e notat.

Shkolla per klasat 1- deri 9 do vazhdoje nga shtepia deri në datën 29 maj.

Vlerësimet përfundimtare do mbyllen në dy javët e para të qershorit, duke u bazuar në notat e mara deri në 9 mars dhe vlerësimet në kushte shtëpie, por nese keto favorizojne nxenesin, jo penalizojne”, tha Shahini./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH