Globi

Anulohen 300 fluturime, ja cila kompani europiane është në grevë

Shkruar nga Liberale
Anulohen 300 fluturime, ja cila kompani europiane është në

Rreth 300 fluturime të kompanisë Eurowings janë anuluar të mërkurën, sipas kompanisë amë Lufthanasa, si pasojë e grevës së pilotëve, të cilët janë duke kërkuar kushte më të mira të punës.

Të mërkurën është shënuar dita e tretë dhe e fundit e grevës për këtë javë.

Greva ka prekur dy të tretat e 450 fluturimeve të planifikuara.

“Ne presim që t’iu kthehemi operacioneve normale të fluturimit të enjten”, kanë thënë nga Lufthansa.

Një zëdhënës i sindikatës së pilotëve ka thënë se grevat e planifikuara për këtë javë do të përfundojnë në mesnatë.

Ende nuk është e qartë nëse palët do të kthehen në tavolinën negociuese.

Një prej pikave kyçe ka qenë e lidhur me numrin e ditëve të lira të pushimit.

Pilotët kanë kërkuar 14 ditë pushim, mirëpo kompania ajrore aktualisht ofron 10.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH