Aktualitet

Antiterrori merr në pyetje gruan e ushtarit të ISIS, ja ç'thotë ajo

Shkruar nga Liberale
Antiterrori merr në pyetje gruan e ushtarit të ISIS, ja

Floresha Rasha, gruaja e cila u kthye nga Siria rreth një muaj më parë është marrë në pyetje nga Anti-Terrori.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Floresha, nënë e tre fëmijëve, të cilët i kishte me vete në Siri, nuk ka treguar asgjë lidhur me rrugëtimin e saj nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.

Ajo është pyetur në cilësinë e dëshmitares për mënyrën si ka ikur në Siri si dhe për jetën në kampin ‘Al Hol’.

Floresha Rasha shkoi në Siri 6 muaj pas bashkëshortit të saj Diamant Rasha, i cili iu bashkua ISIS dhe më pas u vra duke e lënë të vetme gruan me djalin Amarin dhe vajzën adoleshente.

Diamant Rasha u vra në dhjetor të 2013-s me snajper gjatë luftimeve. Familja Rasha kishte dy fëmijë, Amar dhe vajzën e cila gjithashtu iu vra në kampin famëkeq.

Pasi burri vdiq në përleshje, Floresha shumë shpejt u martua me një vendas sirian, që sipas gjyshit të Amar Rashës, Shabanit, ai ishte terrorist. Megjithatë ajo solli në jetë me të dy vajza, Emel dhe Hatixhe, të cilat bashkë me Amar, u rikthyen nga Al Hol në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH