Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: “Antishpifja” rrëzohet, por a bie?

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: “Antishpifja” rrëzohet, por a

Presidenti siç dhe pritej “rrëzoi” dy ligjet për mediat online, duke u shprehur se ato bien në kundërshtim me Kushtetutën për lirinë së shprehjes, shtypit dhe informimit si dhe krijojnë një klimë pasigurie juridike, ekonomike, duke çuar në frikësimin, autocensurën, mbylljen apo pezullimin pa të drejtë të mediave online.

Presidenti i Republikës ktheu dje në Kuvend për rishqyrtim dy projektligje shumë të debatuara, pjesë e të ashtuquajturës ‘paketa anti-shpifje’, që i jepnin fuqi Këshillit të Ankesa brenda Autoritetit të Mediave Audiovizive, të rregullonte përmbajtjen e mediave online, duke vendosur sanksione dhe gjoba.

Një ditë para skadimit të afatit ligjor, Presidenti ka argumentuar se dy ligjet e miratuara nga Kuvendi në kundërshtimet e tyre me Kushtetutën, lirinë e shprehjes dhe të informimit nuk janë produkt i cektësisë së ligjvënësit por janë bërë me qëllim të qartë vendosjen nën kontroll të medias së lirë dhe minimizimit të zërit kundër dhe kritik.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH