Analizë

Antisemitizmi, ku lind helmi i urrejtjes

Shkruar nga Liberale
Antisemitizmi, ku lind helmi i urrejtjes

Paolo Salom

Të paditet amtisemitizmi, sot duket një mundim i kotë. Është e vështirë të gjendet ndonjëri që të mos jetë i një mëndje se urrejtja kundrejt hebrenjve është një ndjenjë që i përket çasteve më të errëta të historisë. Megjithatë gjendemi, në këto ditë të vështira, përballë një shtimi në fuqi të shumëfishtë të rasteve që është vërtetë e lodhshme të përcaktohen në mënyrë tjetër.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë teatro rrahjesh njerëzish të njohur si hebrenj nga veshja e tyre, thirrje sharjesh para sinagogave e qendrave kulturore hebraike, kryqe të thyera të vizatuara në muret e lagjeve që janë të banuara kryesisht prej hebrenjsh.

Në social-et kjo fushatë sulmuese arrin nivele marramendëse. Për të bërë vetëm një shembull: fjalia “Hitleri duhej të kish mbaruar punën e tij”, në lakime të ndryshme, është dukur së fundmi në 17 mijë mesazhe në Twitter. Arsyeja e gjithë kësaj? Lufta ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, përballimi për të satën herë në një Lindje të Mesme ku paqja duket në ikje sa herë që është gati për t’u sendërtuar.

Tani, pa hyrë në arsyet e një lufte që vazhdon prej një qindvjetori e pa shpallur se Izraeli – ose më mirë qeveria e tij – nuk është e pakritikueshme, duhet të pyesim se përse sa herë që fjala, n’atë kontekst tejet të vështirë, kalon në armët, lind një cunami sharjesh (dhe veprimesh) kundër Izraelit dhe hebrenjve.

E nuk janë vetëm rrymat islamike motori i gjithë kësaj: një pjesë e gjerë e politikës dhe e opinionit publik, nuk ka rëndësi se në ç ‘Vend, hedh rregullisht helmin. Pra: ç ‘është antisemitizmi? Si ta shquajmë nga kritika e ligjshme ndaj Shtetit hebraik? Përgjigja është e thjeshtë. Është antisemitizëm çfarëdo pohimi, që duke u nisur nga problemi i pazgjidhur palestinez, i mohon hebrenjve – dhe vetëm atyre – të drejtën për të jetuar si një komb i pavarur. Njësoj si grushti i qëlluar mbi një hebre të takuar rastësisht dhjetëmijë kilometra larg Tel Avivit apo Jerusalemit.

“Corriere della Sera”

Përktheu Eugjen Merlika

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH