Aktualitet

Anti-KÇK/ Rama: Italia do na ndihmojë me njerëz në terren

Shkruar nga Liberale
Anti-KÇK/ Rama: Italia do na ndihmojë me njerëz në terren

Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin e Jashtëm të Italisë, Lugi Di Maio, kryeministri Edi Rama tha se diskutoi me të edhe lidhur me ligjin Anti-KÇK dhe njësinë speciale anti-korrupsion.

Rama u shpreh se Italia nuk do të ofrojë vetëm asistencë teknike, por edhe njërëz në terren.

"Nga ana tjetër, me ministrin kemi diskutuar edhe reformën e drejtësisë, legjislacionin e ri kundër KÇK-së, pra krimit të organizuar, kemi diskutuar edhe mbi njësinë speciale kundër korrupsionit.

Ministri më konfirmoi gatishmërinë e Italisë për të mbështetur jo thjesht në mënyrë tradicionale me asistencë teknike por me njerëz në terren, bashkëpunim konkret dhe të përditshëm.

Vitin e ardhshëm mbushen 10 vjet nga nënshkrimi i partneritetit strategjik, dhe këtë partneritet duam ta zgjerojmë", u shpreh Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH