Aktualitet

Anti KÇK-ja/ Lleshaj në krye, çfarë do të krijojë dhe kë do të godasë

Shkruar nga Liberale
Anti KÇK-ja/ Lleshaj në krye, çfarë do të

Qeveria miratoi sot aktin normativ të ashtuquajtur “paketa anti-KÇK” e cila i hap rrugë krijimit të dy strukturave të reja, Komiteti Kombëtar i Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Operacioni Forca e Ligjit (OFL). E para është organi përgjegjës për koordinimin dhe vendimmarrjen e kësaj iniciative të qeverisë ndërsa OFL-ja do të jetë “krahu” zbatues.

Sipas aktit normativ të miratuar sot “Komiteti kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e Qendrës së Koordonimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave”.

Ai kërkohet që të mblidhet të paktën një herë në tre muaj ku do të paraqitet dhe një raport periodic për Këshillin e Ministrave. Me propozim të Këshillit të Ministrave, Komiteti miraton rregulla të hollësishme për funskionimin e tij.

OFL-ja nga ana tjetër do të jetë një strukturë brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ajo do të jetë në varësi të drejpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe do të drejtohet nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale. Sëbashku me Drejtorinë e Antiterrorit këto dy struktura do të jenë përgjegjëse në Policinë e Shtetit për zbatimin e dispozitave të këtij akti normativ.

“Detyrat dhe përgjegjësitë e OFL-së janë mbledhja e informacioneve, përditësimi, përpunimi i të dhënave dhe kryerja e çdo veprimi administrativ, procedural e hetimor që parashikohet për Policinë e Shtetit, në zbatim të këtij akti normativ, si dhe detyra të tjera të përcaktuara me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, shkruhet në aktin normativ.

OFL-ja ka në përbërje të saj punonjës të Policisë së Shtetit dhe ekpertë të fushave të ndryshme. Për çështje komplekse, nisur nga nevoja dhe natyra e çështjeve, OFL-ja mund të kontraktojë ekspertë të fushave të ndryshme.

Paketa “anti-KÇK” do të ketë në fokus 3 kategori subjektesh.

1.Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ janë denuar me vendim penal të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim pafajësie, për:

  1. a) pjesëmarrjedhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;
  2. b) pjesëmarrjedhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e tëkrimeve për qëllime terrosiste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;
  3. c) kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 109, 109/b, 110/a, 114, 117, 128/b, 134 paragrafi tretë, 136, 138/a, 139, 140. 141, 151, 152, 278/a, 282/a, 283, 283/a dhe 284, 284/a të Kodit Penal;

2.Personat, që deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ jane persona nën hetimbrenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të personave për të cilët ka vendim të pushimit të akuzës apo të çështjes penale për:

  1. a) pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata kriminale, banda e armatosur dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;
  2. b) pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga organizata terroriste e tëkrimeve për qëllime terrosiste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;
  3. c) kryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 77, 78, 78/a, 79, 79/a,79/b,109, 109/b, 110/a, 114, 117, 128/b, 134 paragrafi tretë, 136, 138/a, 139, 140 141, 151, 152, 278/a, 282/a, 283, 283/a dhe 284, 284/a të Kodit Penal;

3.Personat fizikë dhe juridikë, shtetas shqiptarëapo të huaj, si dhe persona pa shtetësi, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes apo për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara në elemente të faktit për përfshirje në çdo formë të terrorizmit dhe të financimit të tij, të kryera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi, për masat kundër financimit të terrorizmit.

Vendimet e strukturave të reja të porsakrijuara do të shqyrtohen nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar dhe mund të ankimohen në Gjykatën e Apelit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH