Showbiz

Anthony Hopkins: Kënaquni sot sepse jeta është e çmuar. Mos e shpërdoroni atë!

Shkruar nga Liberale

Anthony Hopkins është një nga aktorët më të mirë të Mbretërisë së Bashkuar. Aktori, regjisori, producenti, kompozitori dhe piktori uellsian Anthony Hopkins ka fituar dy çmime Oscar, katër çmime BAFTA dhe dy Emmy.

Së fundi, Anthony Hopkins Aktori ka rrëfyer për moderatorin italian Fabio Fazio vitet e një karriere luksoze, të përbërë nga këmbëngulja dhe studimi, gjë që vazhdon ta bëjë edhe sot në moshën 85-vjeçare.

“Mund të arrij ta lexoj një skenar 200 herë, madje edhe 500. Arsyeja që e bëj është sepse po të thuhet është në tru dhe je mjaftueshëm i përgatitur, unë nuk jam psikolog por besoj fort se roli bëhet pjesë e jotja".

Një angazhim që është edhe rezultat i një modestie që rrjedh nga vitet e tij të fëmijërisë, kur Hopkins tregon se kishte kuptuar diçka thelbësore për veten.

“Kur isha i ri, nuk isha shumë i zgjuar dhe i aftë si student, por kisha një dhuratë, kuptova se duke përdorur dyshimin, pasigurinë dhe inferioritetin tënd, duke e shfrytëzuar në favorin tënd, e kupton se mund të të shtyjë përpara”. Hopkins shpjegon se ai ndjeu një ndjenjë shpengimi pasi mori një raport negativ në shkollë.

U premtova prindërve të mi se do ta shpengoja veten. Kjo gjë më nxiti prandaj jam këtu sot, përndryshe nuk ka shpjegim tjetër për jetën që kam pasur. Unë kam njohur shumë njerëz si unë, për shembull Myke Tyson, një person që ka vuajtur keqtrajtime të mëdha në fëmijërinë e tij. Trajneri i tij e ndihmoi të kuptonte se duhej të përfitonte nga ai zemërim".

Sipas Hopkins "dikush tjetër shkruan skenarin për jetën tonë. Ka diçka tjetër brenda nesh, quajeni Zot ose si të doni, atë që shkruan skenarin tonë. Ne nuk jemi për asnjë minutë përgjegjës për atë që bëjmë. Jam thellësisht i bindur".

Në fund ai ka edhe një konsideratë për suksesin e tij:

"Më pëlqen suksesi. Ndoshta jam shumë i vjetër për të festuar. Të gjitha këto i kam bërë më parë. Por më befason të zgjohem dhe të kuptoj se ata ende më bëjnë të punoj. Por suksesi është një gjë e rrezikshme, mund t'ju çmendë, ose arrini ta kaloni atë dhe të qëndroni të përulur. Është një rrezik, por është gjithashtu një ilaç i madh dhe i fuqishëm në jetë. U them të gjithëve, që nga fëmijët, të punojnë dhe të argëtohen, por përfundimisht kupto se nuk ka asgjë të rëndësishme, sepse një ditë do të largohesh. Kënaquni sot, sepse jeta është e çmuar: mos e shpërdoroni atë."/Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH