Një ndër komeditë dramatike muzikore e kthyer në fenomen botëror, në historinë e teatrit muzikor “Annie” është historia e një vajze të vogël 11 vjeçare jetime e cila ka humbur shpresën se një ditë ajo do gjejë prindërit e saj.
"Annie" vjen për herë të parë në Shqipëri në skenën e ArTurbina, duke filluar nga datat 24 deri më 27 dhjetor.
“Në qendër të këtij musicali është historia e “Annie”, 11-vjeçarja e cila e braktisur në jetimore nis kërkimin për të gjetur prindërit biologjikë. Më pas jeta e saj merr një drejtim tjetër pasi ajo adoptohet nga një milioner. Ky muzikal u shfaq për herë të parë në New York dhe korri sukses të madh. Për shkak të kërkesës së madhe, “Annie” u shfaq në teatër për 6 vite pa ndërprerje, duke thyer çdo rekord të mundshëm në teatrot e New Yorkut. Është një histori prekëse, por edhe e gëzueshme”.
Të ardhurat e kësaj shfaqje do të shkojnë për fëmijët e dëmtuar nga tërmeti, nën moton "FËMIJËT PËR FËMIJËT".
Me pjesëmarrjen speciale të 21 aktorëve të vegjël dhe të 32 balerinëve të vegjël nga Shkolla e Baletit, 'ANNIE' ju fton të kaloni Krishtlindjet plot me këngë, vallëzim dhe hare.
Interpretojnë: Laert Vasili, Erjona Kakeli, Monika Lubonja, Donald Shehu, Vladimir Saliu, Jaho Guma, Xhuliano Brisku dhe Noha Çuli në rolin e 'ANNIE'.
Producent: Monika Lubonja, Adelina Muça, Regjia: Adelina Muça.
Skenograf/Kostumograf: Laedia Hajdari Produksion Muzikor: Saimir Çili, Koreografe: Blerina Arbana
Libreti: Laert Vasili