Aktualitet

Ankimoi shkarkimin e tij në Strasburg, Gjykata i refuzon kërkesën Ardian Fullanit

Shkruar nga Liberale
Ankimoi shkarkimin e tij në Strasburg, Gjykata i refuzon kërkesën

Gjykata e Strasburgut ka refuzuar kërkesën e ish-Guvernatorit Ardian Fullani, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit nga detyra.

Fullani kundërshtonte shkarkimin e tij, duke paditur Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendin.

Padia e tij u regjistrua në këtë gjykatë më datën 22 nëntor të vitit 2019 dhe më pas Strasburgu solli pyetjet për Shqipërinë nëse janë respektuar procedurat ligjore.

Pas shkarkimit Fullani fitoi në gjykatë edhe dëmshpërblim për ‘shkarkimi të padrejte nga posti i guvernatorit’.

Por pavarësisht këtij fakti, Fullani pretendoi se për rastin e tij është shkelur neni 8 i Konventës, për shkak të dështimit të gjykatave vendase për ta rikthyer atë në detyrë dhe mos dhënien e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara në reputacionin dhe nderin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH