Aktualitet

Ankimohet në GjKKO vendimi i gjykatës së shkallës së parë për Teatrin, Kalaja: Shteti ligjor i së drejtës ka rënë

Shkruar nga Liberale
Ankimohet në GjKKO vendimi i gjykatës së shkallës së

Adriana Kalaja në një komunikim për mediat u shpreh se SPKA ka pranuar kallëzimin për çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa theksoi se vendimi nuk ekzekutohet nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa u shpreh se nuk do të rreshtin deri sa kauza të shkojë deri në fund dhe deri kur teatri të ndërtohet ashtu siç ka qenë.

"Janë disa pikëpyetje për veprën penale të Veluajt. Përse nuk është bërë publike takimi i zotit Soreca. Ne e shohim me shqetësim dhe shtrojmë pikëpyetje që na shqetësojnë . Ne jemi në një situatë dramatike që po kalon vendi ynë. Ka rënë shteti ligjor i së drejtës. A keni parë ndonjë prononcim të zotit Soreca se këto që duan kaq shumë reformën në drejtësi dhe përse vendimi i GjK në lidhje me Teatrin Kombëtar nuk ekzekutohet. SPAK ka pranuar kallëzimin tonë penal. Institucionet përgjegjëse po pengojnë ekzekutimin e një vendimi të një GjK. Këta dy ambasadorë që përfaqësojnë njëri BE tjetri SHBA dhe presupozojnë se janë pro reformës në drejtësi le të dalin e të shohim se si do justifikohen që është ndaluar vendimi. Kush është baza ligjore që lejon ambasadorin Soreca dhe ambasadoren Kim të futet në Gjykatën Kushtetuese. Çfarë halli kanë që shkojnë në GjK në ditën e vendimit të Teatrit Kombëtar”, tha më tej Kalaja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH