Aktualitet

Ankimimet/ KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për Korçën e Elbasanin

Shkruar nga Liberale
Ankimimet/ KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për

KAS ka rrëzuar kërkesat e PD dhe LSI për shpallje të pavlefshmërisë dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Korçës dhe Elbasanit.

Tashmë dy subjekteve zgjedhore nuk u mbetet veç ta ankimojnë vendimin brenda 5 ditëve në Kolegjin Zgjedhor, që është organi më i lartë vendimmarrës për zgjedhjet.

“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor”, tha Çefa.

I njëjti vendim është marrë edhe për Qarkun e Elbasanit.

“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit” , thuhet në vendim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH