Aktualitet

“Anjeza nuk u zgjua”, Shehu: Një roman që nuk të lëshon deri në fund

Shkruar nga Liberale

Analiza vjetore e KLSH, mbajtur në Vlorë në fund të muajit shkurt, u përmbyll, siç është në traditën e këtij institucioni, me një veprimtari kulture.

Kësaj radhe kryetari, Bujar Leskaj, i njohur për pasionin e tij për letesinë dhe artin, kishte programuar një evokim për veprën e shkrimtarit Petro Marko dhe promovimin e romanit “Anjeza nuk u zgjua” të shkrimtarit, Preç Zogaj.

Në mjediset e Universitetit “Ismail Qemali”, përveç audituesve të KLSH u mblodhën qytetarë, krijues dhe intelektualë vlonjatë. Rektori i Universitetit, z. Roland Zisi, Prof.Dr.Bardhosh Gaçe, Zv/Kryetari i Shoqatës “Petro Marko”, poeti Eqerem Canaj, znj.Edlira Cerkezi, titullare e Grupit mësimor të letërsisë në Universitetin “Ismail Qemali” folën për vlerat e romanit “Anjeza nuk u zgjua” dhe për profilin krijues të Preç Zogaj në tërësi. Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj, një nga lexuesit e parë , pohoi se me këtë roman Zogaj shkëlqen më rrëfimin e tij.

Rrefimi:

Leximin e nisa ngadalë por, nga faqja në faqe kishin kaluar disa orë , aq sa e lashë veç kur po me dhimbnin sytë. Aq shume më tërhoqi!

Shkurt, e përpiva. Pesëqind faqe për pak ditë !

Në këto pak rreshta nuk pretendoj te bëjë” skanerin “ e gjithë librit !Atëherë, autori do të më thoshte : “Auditues qëndro te auditimi!”,njësoj si “këpucar qëndro te këpuca…”.!|

Si në rrallë libra, ky, edhe pasi e ke mbaruar , s’të hiqet nga mendja për ditë me rradhë. Kjo, jo vetem për tematikën dhe zhvillimet interesante deri në fund ,por ,edhe për pikturimin bukur të periudhës së viteve tetëdhjetë, që brezi ynë e ka të gjallë edhe sot !

Gjuha është e thjeshtë,e kuptueshme, ngjarjet rrjedhin qartë , idetë përcillen te lexuesi:libër që të shplodh, nuk të lodh .

Përshkrimi mjeshtëror i personazheve, i rrugës Patalanë – Lezhë, i natyrës , banesave ,objekteve të përditshmes në qytet , e përsëri qytet-Patalane vjen shumë orgjinal !Autori i “ qan,përshkrimet e natyrës,erën, shiun ,baltën ,diellin e nxehtë ,natën ,ditën,gjethet,drurët ,ajrin ,esencën e jetës reale !

Personazhet kryesore Anjeza dhe Davidi konfigurohen mjeshtërisht nga shkrimtari!

Davidi shembelltyrë e djalit të thjeshtë dhe me zemër të madhe !

Për pamjen e tij të jashtme nuk kemi një portretizim të qartë nga shkrimtari ,përvec gjatësisë dhe herë herë veshjeve të tijj. Autori i ka ruajtur penelatën dhe bojrat për të pikturuar Anjezën !Anjeza e Precit ishte më tepër se e bukur !

Kur shkrimtari përshkruante veshjen e Anjezës , vetëtimthi më erdhi në mendje një varg i Pushkinit: “ Me çdo rrobë ti Sashenkë je e bukur …! ,,

Dihet që veshja trysnon karakterin e njerëzve ! “Vishu mirë se, njerëzit janë, naive”- më vjen nje thenie e vjeteër.

Mirëpo ishte koha e prodhimit vendas dhe e kushtëzimit të moralit të të thjeshtëve.

! Ishin vite të shabllonizmit të veshjeve: kadife, dok, fanellatë, terital i lirë, përsëri

kadife që rripej shpejt, me vija të trasha , të holla …,pupline ,mbathje fanellate, ,mbathje trikotazhi Korce…!

Por, dy të dashuruarit tanë , Davidi dhe Anjeza shihnin brenda njëri tjetrit., Ata nuk kishin pretendime të ndërsjellta, aspak.Ata thjesht duheshin. Anjeza e donte Davidin dhe me kadifet e rrjepura …! Nuk kishte skena apo përvuajtje dashurie. Kishte thjesht dashuri të llojit të asaj kohe: të sinqertë e të çiltër.

Anjeza dhe Davidi nuk u grindën kurrë!( E rrallë kjo për çiftet ). Edhe kur ai i foli për ndarje, ajo u largua e heshtur në pakundërshtinë e saj !

Duke përshkuar gjithë kapitujt e romanit mund të shohim se Preç Zogaj ngjason jo pak me Kadarenë !Shpesh herë hasim në hamendësime apo dualizime të varjantit të ngjarjeve . Pra , përshkrimet e një ngjarjeje të ndodhur në mundësinë e dy apo tre versioneve të ndryshme artistikisht !(Kadare i ka të tijat këto).

Por kemi dhe jo pak frojdizëm ( Zigmund Freud) ! Si psh, tek Marta Ballgjini, një peronazh tragjik i romanit. Te vetëflijimi i saj ! Ajo nuk mund të kthehet ku nuk e shihnin si femër ! “Nuk kishte pas martese…”! Dramatike ,njësoj si “ nuk ishte për burrë…!”, nuk bëhej për burrë…!(shkaku Ai).

Sipas Frojdit, njeriu, në veprimet e tij udhëhiqet nga instiktet e seksit…ato shtazarake..! ( pak a shumë kështu ).Sipas Precit, edhe kushërira e Anjezës, Maria udhehiqet nga ky instikt! Momenti i saj do të vinte natyrshëm nga pena e shkrimtarit, që nga ngacmimet e përditshme të embla te parnerit te saj e deri te Dita e Vecantë për të si femër ! Ajo u përgatit, do të jepej …!

Edhe për mashkullin, momenti më i bukur është kurfemra jepet !( Jo medoemos fizikisht !!). Padyshim, përshkrimi i skenës se seksit Anjeza-Davidit, çvirgjërimi, ajo bulëz gjaku në rrezë të kofshës ,i vërtetë ,i arrirë artistikisht , është nga më të bukurit. Dikush ka thënë: “ Seksi bëhet nga specialistët…! Po, pse jo edhe pershkrimi i bukur i tij…!

Por me bindje them se te romani i Precit ka edhe Cvajg. Po ,po, ankthi, e panjohura që pason deri në fund ngjasojnë me stilin e Cvajgut te novela e tij e famshme “Amok”.

Autori gjatë gjithë romanit të llojit të tabllosë parapëlqen kthesat e ngjarjeve. Për keto kthesa, here- herë të papritura, ai gjithmonë ka gjetur “sebepe,,! “Sebep” për tu ribashkuar Anjeza me Davidin me shikime- ishte momenti gjetjes së kufomës së Marta Ballgjinit…! “Sebep për të qenë përsëri bashkë përgjatë fundit të librit u bë sekretari i partisë, që mori udhën për në Fier për ti kthyer në Patalanë Davidin dhe shokun e tij Salvadorin .“Sebep” për fillimin e miqësisë Anjeza-Arjan,do të behej burgosja e kushëririt të Anjezës. E kështu me radhë “ sebepet”, siç po i quaj unë, të justifikuara në logjikën e asaj kohe, u japin natyrshmëri kthesave që marrin ngjarjet.

Mund të themi se ,Prec Zogaj ështe mjeshtër i “sebepeve”te ky roman !

Nuk mund të mos përmend këtu ata që bënë “gjëmën”!Amorali i civilizuar i çunave të Pushtetit ! Visi ,Sokoli, ,pse jo edhe Arjani, me bonuset e veta të Jetës, ishin “pasardhësit”, “fisnikët”! Jo ata të kohës së mbretërive, të zhytur në luks e flori ,por “fisnikët” e rinj të komunizmit ! Ata të zhyturit në privilegjet që ua jepte abuzivizmi i emrit te etërve !

ATA si prekte asgjë ,as ligji, as policia, as Shteti i Kuq!

ATA të tallnin ,të ngrihnin ,të ulnin ,të ndihmonin; ATA të rrejshin dhe të shqyenin po tu donte qejfi …!! Më vjen ndër mend një shprehje e Xhek London, te Tregimet e Veriut :Ujqërit e rinj ,ishin më të rrezikshëm…!!ATA, i shijonin më tepër privilegjet e ETERVE…

ATA, Visi , Koli, Arjani u paraqitën si Delegacion Paqe tek Anjeza …!! Kjo ishte HILE-ja E MADHE !! Tek HILET , zakonisht format janë ato që merren hua ! Tek Anjeza, hileje erdhi me krahë hapur dashamirësie, me veshje të bukur ,me aromë mirëqenie , me moskokcarje problemesh. HILE moderne !

ATA, me një sinqeritet paturpësie, i bënë dhuratë : një palë tanga dhe recipeta moderne ! Ç’gjetje ekselente. Nga orizorja ,qerrja-mense, dielli në kokë,citate masovike ,mbledhja e rinisë …tek mbathje dhe reçipeta seksi… !! Irrealja e atij realiteti !

ATA kështu po i ngrinin lakun !

Kujt ! Anjezes ,më të bukurës, të dlirës , te pastrës ,te zgjuarës, më ëndërimtares vajze lezhjane ! Përsëri kujtojmë Frojdin me ”Sa i guximshëm ,bëhet njeriu , kur , është i sigurtë që e duan!. Atë natë në Tiranë, ajo u ndje e sigurtë dhe humbi syçeltesinë (tipike për femrën). Fati i kthehu krahët …!!

E kanë rrejt…!-Ç’shprehje !! Gjëmon ,të shkund si tërmet , sytë hapen, truri pyet :Si ?! Kur ?! Çfare ,Çfare…?! E kanë rrejt..!Gati ,gati si e kanë shqy, i kanë ngul thonjtë..!

Unë personalisht ,do të shihja të mundur edhe një fund ndryshe për Anjezën.

Shkrimtari mund ta zgjonte edhe në Vlorë ,buzë detit, nën rrezet e shkëlqyeshme të diellit duke parë larg në perëndi ,vijën e horizontit( vija ku puqet deti me qiellin),e duke pritur Ndryshimin e Madh…!

Ishte fundi viteve “80, disa muaj më vonë, “Skorpions” do te kendonin “Ëind of change”, do të binte Muri i Berlinit, në Rumani populli do të vetëvendoste…!

Dita e shpresës, për të gjithë, do të ishte e afërt!

Ç`te them?! Preci nuk e zgjoi Anjezën ! E drejtë e tij.

Nga Artur Shehu, Auditues i KLSH

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH