Aktualitet

Anijet Iraniane sulmojnë një anije Britanike në gjirin Persik

Anijet
               Publikuar në : 09:49 - 11/07/19 KN

Tre anije persiane kanë sulmuar një anije britanike në gjirin Persik, por janë tërhequr kur një anije luftarake Britanisë së Madhe i ka drejtuar armët dhe e kanë kërcënuar.

Anija Britanike po transportonte naftë kur u sulmua nga tre anije të Gardës Revolucionare të Iranit.

Plani i Gardës ishte ta kapte anijen britanike me pretekstin se po kalonte ngushticën e Hormuzit, një kalim strategjik i cili kalon nëpër ujërat Iraniane.

Sipas ministrisë së jashtme të Iranit, anija britanike është urdhëruar të devijoje nga kursi i saj, kur ajo nuk ka pranuar, Garda e ka sulmuar.

Para se anijet Iraniane ta sulmonin, fregata angleze HMS Montrose, e cila shoqëronte anijen e transportit, u ka drejtuar topat anijeve Iraniane dhe i ka urdhëruar të tërhiqen. Pas kërcënimit nga fregata angleze, Garda Revolucionare është tërhequr nga sulmi i nisur.

Irani ka kërcënuar disa herë me kapjen e anijeve transportuese britanike pasi Mbretëria e Bashkuar ndaloj një anije Iraniane e cila sipas Britanisë, po transportonte armë drejt Sirisë dhe kjo thyen embargon e vendosur nga Kombet e Bashkuara.

Irani e ka refuzuar kategorikisht akuzën që anija e kapur po dërgonte armë në Siri.

Ky konflikt i fundit i përshkallëzon tensionet midis Iranit dhe vendeve Perëndimore.

Kujtojmë që para pak ditësh, presidenti Donalt Trump, postoj një mesazh në Twitter duke e paralajmëruar Iranin të ketë kujdes./Gazeta Liberale

(Visited 120 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *