Aktualitet

Anëtari i Këshillit të PD: Emrat e deputetëve të infektuar në Kuvend

               Publikuar në : 12:46 - 28/07/20 liberale

Kantidati i PD-së për deputet në Gjirokastër, gjithashtu Anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Roland Bejko ka reaguar në rrjetet sociale, pas lajmit se tre deputetë të Kuvendit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Bëhet fjalë  për Ralf Gjonin, Enver Roshin edhe Elio Hyskon. Ndërkohë Bejko thotë se Parlamenti është si minë me sahat, pasi shumë deputetë janë me Covid-19, ndërkohë që puna vazhdon normalisht.

“Unë e pyes Gramoz Ruçin, përveç Ralfit që u vetëdeklarua me covid 19, a ka deputetë të tjerë të infektuar?

Si është me shëndet Sadi Vorpsi, Enver Roshi, Elio Hyska, Bledi Çuçi (që dje ish në sallë), etj?”, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË: 

Parlamenti si minë me sahat, shumë deputetë me Civid 19. Puna vazhdon normalisht.
======================

Janë shumë deputetë të infektuar me Covid 19, por Rama me Ruçin janë duke konsumuar një vepër penale sepse nuk lejojnë bërjen e tamponave.

Atyre nuk u intereson fare shëndeti i deputetëve pasi dihet që për ta janë veç numra që frymojnë.

30 korriku është jetik për Ramën, ndaj dhe sikur të gjithë të infektohen, deputetët/numra duhet të jenë të gjithë aty për të votuar ndryshimet kushtetuese që do të shbëjnë nenin për kualicionet zgjedhore si dhe do të votojnë pro mutacionit të sistemit zgjedhor.

Unë e pyes Gramoz Ruçin, përveç Ralfit që u vetëdeklarua me covid 19, a ka deputetë të tjerë të infektuar?

Si është me shëndet Sadi Vorpsi, Enver Roshi, Elio Hyska, Bledi Çuçi (që dje ish në sallë), etj?

U bëj thirrje deputetëve që tu kërkojnë shefave të tyre të bëjnë testin sepse nuk janë duke u ulur në një sallë të zakonshme kuvendi, por në një tenxhere me presion, ku shpërthimi i saj do hedhë në erë vet jetën e tyre dhe të familjarëve në rradhë të parë.

PS. I vetmi që nuk ka pse të ketë frikë nga Covid 19 dhe nuk ka as pse ta konsumojë një tampon, por ta kursejë atë në dobi të elektoratit të tij, është Kujto Gjuzua. E dini pse? Sepse ai përdor prej kohësh një kurë me domate fshati, mjalt me qumësht blete, speca djegës, boronicë tropoje, dhe raki dëllënje rrogozhine.😀😀 / Gazeta Liberale

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back