Showbiz

Foto/ Anëtari i jurisë komplimenton Megi Pojanin: Twerk-u më serioz i kësaj nate

Shkruar nga Liberale

Megi Pojani ishte konkurrentja e fundit që kërceu dje në mbrëmje në “Dancing With the Stars Albania”.

Pasi përfundoi kërcimi, ajo mori jo vetëm komente pozitive, por edhe disa këshilla nga anëtarët e jurisë.

Kledi Kadiu: Sensuale, por duhet të kesh kujdes me mimikën.

Armand Peza: Mendoj që Megi na dhuroi twerk-un më serioz të kësaj nate.

Dalina Buzi: Je shumë argëtuese, por sfida jote është të zbatosh rregullat.

Megi grumbulloi 21 pikë nga juria dhe premtoi se në kërcimet e tjera do të marrë më shumë pikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH