Aktualitet

Anëtari i 6 i Kushtetueses/ KED interviston 2 kandidatë, ç'ndodh sot

Shkruar nga Liberale
Anëtari i 6 i Kushtetueses/ KED interviston 2 kandidatë,

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), zhvilloi dje intervistat me kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo.

KED vendosi që sot të miratohet raporti përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit për shtyp, “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpalli fillimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës”.

“Lidhur me procedurën e ndjekur për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi përfundimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes për shkak të tërheqjes nga kandidimi, Altin Binaj, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës”, theksoi KED.

“Kandidatët e tjerë për këtë vend vakant, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo janë paraqitur dje përpara anëtarëve të KED për të zhvilluar intervistën e caktuar në rendin e ditës, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këshillit dhe prezantuar platformën e tyre në lidhje më kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese”, bëri të ditur KED.

Pas përfundimit të intervistimit të kandidatëve, KED vazhdoi me pikëzimin dhe renditjen e tyre.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës si edhe listën përfundimtare të renditjes”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi të vijojë, ditën e mërkurë, 23 dhjetor, me miratimin e raportit përkatës mbi listën përfundimtare të renditjes, i cili do t’i dërgohet më pas organit të emërtesës, Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në mbledhjen e djeshme merrnin pjesë anëtarët e KED, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH