Aktualitet

Analiza për koronavirusin/ Bino: E përballueshme për shtetin

Shkruar nga Liberale
Analiza për koronavirusin/ Bino: E përballueshme për shtetin

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, sqaroi gjithë procedurën që ndiqet për kryerjen e analizës së koronavirusit, si dhe sa kushton kjo analizë.

"Së pari kryhet një mostër në azën faringale e hundës ose e gojës, në disa raste edhe e gjakut, më pas mund të marrim edhe feçe, në bazë të të dhënave që do na jepen dhe testeve diagnostike që dalin. Marrim këtë mostrën dhe e transportojmë në kushtet e duhura të transportit. Ne përdorim të njëjtin transport si për gripin, në mënyrë që ai të ruhet në kushtet e duhura. Mostra vjen pranë ISHP dhe nis procesi i vlerësimit të mostrës, nëse është e duhura, nëse është e derdhur, e prishur. Procesi zgjat shumë pak, mund të zgjasë një orë, në varësi të numrit të mostrave. Aktualisht kemi një njeri që me shumë rigorozitet e shikon këtë. Mostrat që nuk vlejnë ne i kthejmë dhe marrim prapë mostër, kur mendojmë se nuk është marrë mirë", tha Bino në emisionin “Kjo Javë”, në News24.

Mjekja sqaroi më tej edhe për pjeën e vetëizolimit të personave që mund të rezultojnë pozitiv. Sipas saj, kjo gjë përcaktohet nga mjekët, ose këta persona shtrohen në spital, ose dërgohennë shtëpi ku mund të vetëizolohen.

"Ne kemi një armatë të tërë punonjësish të shëndetit publik, që janë mjekë epidemiologë, ndihmës-epidemiologë, që kanë mbaruar shëndet publik ose shkenca të tjera dhe që janë trajnuar, që janë shumë rigorozë dhe të kujdesshëm. Këta bëjnë një vlerësim, në bashkëpunim me mjekun e familjes apo mjekun e spitalit, sipas rastit, nëse rasti ka nevojë të shtrohet apo ka shenja të lehta, që s’ka nevojë të shtrohet, dhe vë atë maskën në shtëpinë e tij dhe rri në vetëizolim. Nëse nuk do të kishte mundësi, ne do të kryenim shtrimin në spital, sipas shenjave. Ai duhet të rri në një dhomë, sepse kemi të bëjmë me një person që ka disa shenja të sëmundjes. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve nuk kërkojnë shtrim në spital, mund të marrin kujdesin në shtëpi", tha Bino, e cila shtoi se është e pamundur që virusi të gjurmohet në kufi, por duhet të gjurmohen personat që kanë pasur kontakt me një person të prekur.

Ndërsa në lidhje me kosotn që ka analiza për zbulimin e rasteve me koronavirus, mjekja tha se mund të shkojë deri në 150 mijë lekë të vjetra dhe se mbulohet nga shteti.

"Është e kushtueshme, sepse ti merr primerat, është analizë molekulare dhe ke pastaj kitin e pisiarit, pra është analizë e kushtueshme, por e përballueshme për shtetin. Nuk mund të jap shifër. Edhe na vijnë me donacion një pjesë e primerave, sepse kemi marrëdhënie bashkëpunimi, pasi janë disa marrëdhënie që kryhen në lidhje me primerat, sidomos për sëmundjet e reja. Ka laboratorë të caktuar, si në Berlin, në SHBA, me të cilët kemi një marrëveshje, dhe natyrisht ne blejmë pjesën tjetër, që është e rëndësishme. Analiza mund të shkojë deri në 150 mijë lekë të vjetra dhe e gjitha mbulohet nga shteti", tregoi mjekja./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH