Kryesore

Analistja gjermane: Albin Kurti bëri gabim strategjik provokoi SHBA

               Publikuar në : 17:54 - 26/03/20 liberale

Ekspertja për Ballkanin, Johanna Deimel shikon në krizën e re politike në Kosovë gabime strategjike të Albin Kurtit, por, sipas saj edhe qëndrimi refuzues i presidentit Thaçi nuk ndihmoi në tejkalimin e hendeqeve.

Deutsche Welle: Kosova ndodhet në krizë politike, sikur nuk mjafton kriza e Coronës, qeveria u rrëzua pas mocionit të mosbesimit. Pse dështoi kaq shpejt Albin Kurti?

Johanna Deimel: Po të kujtohemi, edhe krijimi i qeverisë zgjati shumë. Për herë të parë në Kosovë u bë marrëveshje koalicioni. Por ky koalicion që nga fillimi ishte një “martesë nga arsyeja”, por kjo do të thotë, se të gjithë duhet të respektojnë ujditë dhe se për vendimet zhvillohen konsultime mes partive qeverisëse. Kjo duket qartë që nuk ka funksionuar dhe shkaktoi si pasojë zemërim. Siç dëgjoj nga Prishtina, ky ka qenë gabimi më i madh politik i Albin Kurtit. Përveç kësaj vjen edhe një gabim strategjik, sepse Albin Kurti me “Jo”-në e tij për heqjen e menjëhershme të doganave provokoi SHBA. E nuk ndihmoi më, që ai ishte i gatshëm për heqjen e pjesshme të tyre. Presioni i Uashingtonit ishte shumë i madh.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back