Horoskop

"Ana e errët" e tyre/ Ja tiparet toksike dhe negative të secilës shenjë të horoskopit

Shkruar nga Liberale
"Ana e errët" e tyre/ Ja tiparet toksike dhe negative të

Virgjëresha

Jashtëzakonisht kritikuese, nervoze dhe ndonjëherë, irrituese. Virgjëresha, zakonisht, kritikon çdo gjë që sheh, panikoset shpejt dhe në shumë raste, këto irritojnë njerëzit.

Peshorja

Nuk e ndan dot mendjen, me raste tregohet person i cekët, i varur nga të tjerët. Peshorja thjesht nuk di ç’do, në shumë situata. E pyet se ku do hani darkë, kurrë s’e ka idenë. E pyet për vendime të rëndësishme? Sigurisht që s’zgjedh dot.

Akrepi

Merr hak, xheloz dhe rebel pa kauzë. Akrepi, nëse dikush i ka bërë keq, nuk i zë shpirti rehat derisa të hakmerret. Gjithashtu, është një shenjë super xheloze dhe rebelohet për çdo gjë.

Shigjetari

Nuk ka konsideratë për të tjerët, në shumë situata, e papërgjegjshme, kamuflon sjelljen e keqe me “sinqeritetin”. E ke parasysh një Shigjetar që të thotë: “Uaa, po ti ke qenë më e dobët/shëndoshë” dhe pastaj: “Pse u mërzite mi, se të vërtetën thashë”…po pra, e kuptove besojmë…

Bricjapi

Kokëfortë, nuk fal dhe bën çdo gjë me qëllim. Bricjapi është një shenjë shumë kokëfortë dhe nëse bën një gabim, thjesht nuk të fal dhe ta kujton deri në përjetësi.

Ujori

Shkëputet nga njerëzit, u beson dogmave të veta, hapërdahet shpejt. Ujori e ka gjithnjë kokën mbi re dhe nëse i thua që e ka gabim, edhe nëse vërtet e ka gabim, thjesht nuk do ta marrë fare parasysh fjalën tënde.

Peshqit

Irracionalë, të ndjeshëm, arratisen nga përgjegjësitë. Me pak fjalë, me Peshqit s’e bën dot atë bisedën serioze, sepse zhduket dhe rikthehet kur atij muhabetit i ka ikur koha.

Poll
SHQIPENGLISH