Aktualitet

Amnistia fiskale, Xhepa: Institucionet e zbatimit janë të dobëta

Shkruar nga Liberale
Amnistia fiskale, Xhepa: Institucionet e zbatimit janë të dobëta

Projektligji për amnistinë fiskale që parashikon legalizim të aseteve dhe parave të fshehura në vite, shikohet edhe si i rrezikshëm nga ekspertë të ekonomisë por edhe njohës të ligjit.

Presidenti i UET, Selami Xhepa, faktin më shqetësues të draftit i sheh mundësitë e hapura për pastrim të parave të krimit dhe korruspionit.

“Është plotësisht e mundshme që paratë që kanë ardhur nga bota e errët e krimit apo qoftë e korrupsionit të mund të pastrohen sërish”, tha Selami Xhepa për “Abc News”.

Për Selami Xhepën Shqipëria nuk është në kushtet të tilla sigurie, për të aplikuar një draft me përmbajtje të tillë.

“Është një mori institucionesh të përfshira, që kanë kapacitete të dobëta dhe praktikisht nuk e përmbushin dot plotësisht këtë lloj funksioni që ua ka përcaktuar ligji. Kjo lë hapësirë për të thënë që, një dritare që krijon një ligj tjetër siç është ligji i amnistisë të mund të shfrytëzohet për shkak të dobësive institucionale, administrative për të legalizuar këtë lloj paraje”, nënvizoi eksperti i ekonomisë.

Në një prej neneve të draft-ligjit parashikohet që politikanët, nisur nga Presidenti, kryeministri, deputetët dhe drejtuesit e pushtetit vendor janë të përjashtuar nga amnistia. Sipas Xhepës, Shqipëria nuk i ka kapacitet për të parandaluar një gjë të tillë.

“A ka Shqipëria mekanizma filtrimi që ta parandalojë një gjë të tillë? Unë mendoj që nuk i ka. Faktet tregojnë që Shqipëria nuk i ka këto lloj kapacitetesh. Ndaj mundësia për të parandaluar ngelet shumë e vogël”, thekson Selami Xhepa.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH