Politikë

Amnistia fiskale/ Jorida Tabaku: Emigrantët po përdoren si 'fasadë' nga qeveria

Shkruar nga Liberale
Amnistia fiskale/ Jorida Tabaku: Emigrantët po përdoren si

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një reagimi tha sot se pabarazia është vizion i mazhorancës aktuale.

Sipas Tabakut, qeveria ‘pretendon se drafti i Amnistisë Fiskale është një projektligj në shërbim të emigrantëve dhe shqiptarëve’.

Jorida Tabaku e hodhi poshtë këtë pretendim dhe bëri një krahasim. - “Shqetësimi im është se shqiptari që punon për të prodhuar ide dhe risi teknologjike taksohet deri në 23% ndërsa ata që punojnë pandershmërisht taksohen 7% dhe amnistohen”, - u shpreh ajo, në një reagim në rrjetet sociale, lidhur me amnistinë fiskale.

Postimi i Jorida Tabakut: Pabarazia si vizion i mazhorancës

“Pretendimi i anëtarëve të qeverisë është se me këtë draft nuk fitojnë amnisti të korruptuarit por emigrantët”.

“Sa të besueshëm janë ato? Pak, për të mos thënë aspak.

Fatkeqësisht emigrantët po përdoren si fasadë për të mbuluar qëllimin e vërtetë të qeverisë, legalizimin e parave të fituara pandershmërisht jo nga emigrantët por nga personat që kanë shkelur ligjet.

Pabarazi të tilla kanë shndërruar Shqipërinë në parajsën e pandershmërisë ndërsa e kanë shkretuar atë nga talenti dhe aftësia për të gjeneruar ide të reja në shërbim të kapitalit dhe ekonomisë.

Shqetësimi im është se shqiptari që punon për të prodhuar ide dhe risi teknologjike taksohet deri në 23% ndërsa ata që punojnë pandershmërisht taksohen 7% dhe amnistohen.

Shqetësimi i BE është edhe më i saktë, përderisa Shqipëria ka rrezik të kthehet jo vetëm parajsë e të dënuarve shqiptarë por edhe parajsa e të huajve që kërkojnë amnisti fiskale dhe penale.

Reagimi Komisionit Europian vetëm sa përforcon frikërat se ky projektligj do të amnistojë jo mundin e emigrantëve por pandershmërinë.

Ne kemi nevojë për ide, risi dhe zhvillim të ekonomisë pasi ajo do të gjenerojë kapital dhe para. Shqipëria ka nevojë për investime të forta dhe jo për ligje që promovojnë pandershmërinë dhe pabarazinë.” /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH