Aktualitet

“Amnisti për humanizëm”, përplasje Manja-Salianji

Shkruar nga Liberale
“Amnisti për humanizëm”, përplasje Manja-Salianji

Përmirësimi i kushteve për ata që vuajnë dënimin në instutcionet e sigurisë është tema që po diskutohet në Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe ka zgjuar debat mes përfaqësuesve të opozitës dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Manja bëri me dije se qeveria parashikon të ndërtojë një institucion të ri të vuajtjes së dënimit në Kardhiq që do i shërbejë gjithë Jugut, por edhe një burg të ri për gratë në Tiranë.

Do të ndërtojmë Institutin e rehabilitim të të miturve, që aktualisht janë në Kavajë. Tërësisht trajtim ndryshe 14-21 vjeç. Do fillojmë ndërtimin e burgut të grave në Tiranë, me kushte dinjitoze. Kapacitete më të mëdha të Mjekësisë Ligjore, ku do të bëhet shtesë kati. Burgu i Fushë Krujës të jetë në funksion të gjykatës së Apelit në Tiranë. Edhe sa i përket burgut të Tepelenës, qëllim ynë është që për jugun ne të kemi një institucion të ri në Kardhiq që do t’i shërbejë gjithë zonës së Jugut”, tha Manja.

Por ajo çka prodhoi më shumë debat ishte nisma e mazhorancës për miratimin e një Amnistie Penale në fund të vitit, që është paralajmëruar prej disa ditësh, por pa detajet se kush do të jenë kategoritë e të dënuarve që do përfitojnë.

Opozita u ballafaqua me Manajn, duke ia thënë në sy se kjo nismë e qeverisë vjen në një moment kur vendi po përgatitet për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe të burgosurit e liruar nga burgu mund të përdoren për të mbledhur vota.

Duke qenë se në vitin që vjen është shpallur data e zgjedhjeve lokale a ka një studim lidhur me amnistinë apo është diçka që do bëhet në fund të vitit për qëllime elektorale? A ka ndonjë gjë të studiuar apo ka diçka që do shpërthejë para zgjedhjeve?”, tha deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri.

Edhe deputeti tjetër demokrat, Ervin Salianji i ka adresuar disa pyetje ministrit të Drejtësisë lidhur me mbipopullimin  e burgjeve dhe pagat qesharake të punonjësve në këto institucione.

Salianji nënvizoi se sot burgjet në Shqipëri janë të mbushur me hallexhinj që ndërtojnë, ndërkohë që krerët e krimit fshihen në Dubai, duke kërkuar që qeveria të angazhohet maksimalisht për marrëveshjen e ekstradimit me Emiratet e Bashkuara.

Burgjet popullohen nga hallexhinjtë nga ata që ndërtojnë pa leje, ata që bëjnë dyer dhe derë shtëpie. Krerët e krimit janë në Dubai. Dje një ngjarje tjetër e rëndë në zonë rezidenciale, një vrasje. Ju takon te marrëveshja që duhet të bëjë qeveria për ekstradimin është e domosdoshme. Ata që janë të pamundur dënohen dhe ata që janë krerë të krimit ndërtojnë në mes të Tiranës dhe vendosin kush do të hyjë në burg dhe kush do të dalë nga burgu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Manja iu përgjigj kritikave të opozitës duke thënë se Burgjet janë mbipopulluar në mungesë të një amnistie, e cila sipas tij duhet realizuar pikë së pari për qëllime humane.

Lidhur me amnistinë penale dua të jem i qartë, se sa herë ka periudha zgjedhore e flitet për amnisti penale ka tendencë për t’i gërshetuar këto dy gjëra. Amnistia penale është traditë, niset nga parimet e humanizmit e qëllimeve që ka dënimi, është ushtruar herë pas herë amnistia, ka pasur që në 2013 e fundit është bërë në 2020, jemi në një proces të studimit e analizimit të gjithë faktorëve e indikatorëve që merr në konsideratë një amnisti penale e pse jo ministria e drejtësisë do propozojë por që s’ka lidhje me zgjedhjet se të paraburgosurit e ushtrojnë të drejtën e votës dhe pa pasur amnisti. Të paraburgosurit dhe të dënuarit do votojnë. Sa e gjerë do jetë kjo amnisti nëse do ketë ndjekjen penale, gjykimin dhe ekzekutimin e vendimeve penale, pra të tre fazat, këtë po e studiojmë në ministri me Drejtorinë e Burgjeve”, u shpreh Manja.

Ndër të tjera ministri shtoi se nëse realizohet Amnistia do të jetë vetëm për të dënuarit që kanë kryer vepra të lehta penale.

As ka patur dhe as nuk do të ketë amnisti penale për personat që janë dënuar për vepra të rënda penale. Flitet për aministi për persona që kanë kryer vepra të lehta penale. Nëse do të ketë amnisti penale do të ketë për persona për vepra të lehta penale, asnjë tjetër nuk përfiton. Askush mos i mbajë veshët ngritur nga banorët rezidentë atje se do të ketë aministi për boshatisjen e burgjeve”, deklaroi ai.

DISKUTIMI SALIANJI-MANJA:

Salianji: Sa u shkon paga policëve të burgjeve? Minimalja. Ne kemi menduar që ka nevojë për rritjen e pagave.

Keni dijeni për keqtrajtimin në burgje në Elbasan. Kam lexuar një letër që nuk kishte barazi në burgje. Ka qenë një periudhë protestash nga opozita dhe qëllimisht u la që këta protestues të shmangeshin nga amnistia e sot e kësaj dite dhjetëra prej tyre vijojnë nëpër dyert e gjykatave me presion nga qeveria. Në vendin tonë duket se burgjet po popullohen nga hallexhinjtë! Për të tjerët që janë vërtet rrezik nuk është puna juaj. Me Emiratet e Bahkuara psh ekstradimet janë të domosdoshme. Këta që ndërtojnë në mes të Tiranës që edhe vendosin se kush duhet të futet në burg, mendoj se ëhstë përgjegjësia juaj për të zgjidhur.

Manja: Nëse sot 80% e të dënuarve konsumojnë ushqimin që është në JVP do të thotë që është e duhura. Megjithatë, ne mund të jemi të paragjykuar për Elbasanin, por ne e kemi bërë analizën tonë. (…) Trajtimi financiar i punonjësve të burgjeve:

Nuk është indikator i vetëm që njerëzit mund të vendosin lirisht që të largohen nga trupa, sigurisht është element paga por jo indikator kryesor. Paga mesatare u rit në shtator nga 49 mijë lekë në 5320 lekë. Pa vështirësitë dhe orët e natës. Do te kemi 16 auto burgje të reja. Ne po studiojmë të gjejmë një mënyre alternative.

Burgjet tona mbushen nga ajo që kërkon drejtësia, Detyra jonë është t’i trajtojmë në përputhje me ligjin. Nëse ju keni një shqetësim me mbipopullimin, amnistia është një nga elementët. Me thënë të drejtën me gjithë këto pyetje që lindin, mua më lind pyetja, e doni apo jo? Në fund i takon kuvendit, ajo do 84 vota. Asnjë amnisti nuk ka kaluar pa dakordësimin. Ju e dini që janë shumë të parabugorsur që janë në pritje të gjykimeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH