Ish-zv.presidenti Mike Pence është pritur me duartrokitje në Manzë, ku po zhvillon një takim me desidentët iranianë.
Gjatë fjalimit të tij, Pence theksoi se është hera e parë që po viziton Shqipërinë.
Ish-zëvendëspresidenti, tha se sot zëri i iranianëve është më i fortë në hapësirën globale, ndërsa shtoi se populli iranian ka një vend të veçantë në zemrën e tij.
Gjithashtu Pence dha mesazhin që Amerika është me popullin iranian, me ata që luftojnë për liri.
“Është një privilegj për ne, të jemi këtu në shtëpinë e lirë të mijëra iranianëve, në shtëpinë e shpresës.
Dua të falenderoj të gjithë shumica keni kaluar situata të vështira. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë.
Mund të them që të gjithë kanë të njëjtin mendim si unë, dhe populli amerikan janë me ju, me ju që luftoni për lirinë.
Zëri juaj në hapsirën globale është më i fortë. Populli i Iranit ka një vend të veçantë në zemrën time”, tha Pence.