Aktualitet

Ambicje të behet kryeministër? Veliaj: Ky është mandati im i fundit në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Ambicje të behet kryeministër? Veliaj: Ky është mandati im i

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është mandati i tij i fundit në bashkinë Tiranë. Ai nuk tregoi arsyen se pse ky është mandati i tij i fundit, por duket se kjo deklaratë lidhet me ambicjen e tij për të ndjekur rrugën e kryeministrit aktual, Edi Rama.

Veliaj ka ambicje të marrë drejtimin e PS-së, pas largimit të Ramës dhe të garojë për kryeministër.

Gjithsesi, në Open, Veliaj pranoi se, “ky është mandati im i fundit në bashkinë Tiranë”.

Në këtë mandat nga gjurmët që do të lërë ai tha se “Bashkia e re do të jetë tek Bulevardi i ri. Vendim i gjykatës për kopshtin botanik, shkollat i kemi në proces, do të marrim një vendim për vendosjen dizajnin e Gjykatës së Lartë, kemi dy grupe finaliste”.

Veliaj u pyet në studion e Open nga Robert Rakipllari, teksa u bë një krahasim mes qeverisjes së bashkisë prej tij dhe kohës kur qeveriste Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH