Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim uron Bajram Begajn: Mesi presim të punojmë si aleatë të NATO-s

Shkruar nga Liberale
Ambasadorja Yuri Kim uron Bajram Begajn: Mesi presim të punojmë si

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka uruar Bajram Begajn pas betimit në Kuvend, në detyrën e tij të re si President i Republikës së Shqipërisë.

“Urime Bajram Begajt për inaugurimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Ne mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s. #krahperkrah”, shkruan Kim në Twitter.

Bajram Begaj u zgjodh president i ri i Shqipërisë më 4 qershor me 78 vota. Ai do të pasojë në detyrë presidentin Ilir Meta.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH