Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Shkruar nga Liberale
Ambasadorja Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim deklaroi sot se ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetareve për voten e lirë dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht pasi që askush nuk është mbi ligjin.

Ky ishte mesazhi që ambasadorja dha gjatë takimit më prokurorin e Përgjithshëm Olsian Cela, me Drejtorin e Policise Ardi Veliu dhe në takim me kreun e SPAK Arben Kraja

“Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK Kraja, u takova dje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Veliu. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin”, deklaroi ambasadorja Kim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH