Aktualitet

Ambasadorja Kim, tjetër vizitë në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Shkruar nga Liberale
Ambasadorja Kim, tjetër vizitë në Gjykatën e Posaçme

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim po zhvillon një tjetër vizitë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ky është takimi i dytë i ambasadores në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

"Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim vizitoi sot Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe u takua me gjyqtarët e saj. Ambasadorja i përgëzoi gjyqtarët për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre, pavarësisht sfidave. Duke nënvizuar se reforma në drejtësi është në një fazë kritike, ajo u bëri thirrje gjyqtarëve që të kryejnë punën e tyre me integritet, pavarësisht nga kërcënimet dhe nxitjet e atyre që kërkojnë të ruajnë mosndëshkueshmërinë ose privilegjin e tyre të paligjshëm. Kërcënime dhe nxitje të tilla janë në vetvete të paligjshme dhe duhet të hetohen dhe ndiqen penalisht. Siç thotë edhe tabela në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, “Ligji është i barabartë për të gjithë”. Kjo do të thotë se askush nuk është mbi ligjin. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht sundimin e ligjit dhe, më gjerë, reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë si një aleate demokratike, e begatë e Shteteve të Bashkuara dhe anëtare e Bashkimit Europian", thuhej në njoftimin e ambasadës dy ditë më parë.

Vizita vjen një ditë pas mesazhit të fortë që dha ambasadorja Kim në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo tha se ata që duan ta kthejnë Shqipërinë në kohën kur gjyqtarët kërcënoheshin, duhet të ndalojnë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH