Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim: Kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash, të merren masa!

Shkruar nga Liberale
Ambasadorja Yuri Kim: Kemi parë raportime për blerje dhe shitje

Pas konferencës për 110-vjetorin e krijimit të Gjykatës së Lartë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim tha, se ka raportime për shit-blerje votash dhe për këtë autoritetet duhet të bëjnë detyrën e tyre.

“Nëse dikush thotë që është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti duhet të ndërmarrë veprime”, tha ambasadorja Kim.

Pyetje: Keni një mesazh për votuesit shqiptarë?

Yuri Kim: Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritetet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH