Aktualitet

Ambasadorja Kim i dhuron Manastirliut pako me pajisje mjekësore

Shkruar nga Liberale
Ambasadorja Kim i dhuron Manastirliut pako me pajisje mjekësore

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim i dorëzoi sot Ministrisë së Shëndetësisë një tjetër ndihmë me pajisje shumë të nevojshme për kontroll dhe parandalim nga Programi i Ndihmës Humanitare të Komandës Evropiane (EUCOM) për Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në mbështetje të përgjigjes së vazhdueshme të Shqipërisë ndaj pandemisë globale COVID-19.

Gjatë një ceremonie me Ministren Ogerta Manastirliu, stafi i Departamentit të Mbrojtjes i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dorëzoi pajisjet, përfshirë edhe monitorues për pacientët, helmeta CPAP, pompa shiringash, kominoshe për një përdorim dhe dezifektant dore.

“Jemi krenarë që qëndrojmë krah partneres sonë Shqipërisë në këtë luftë kundër #COVID19. #JemiMeJu”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH