Aktualitet

Ambasadorja e SHBA-së shkon sërish në zyrën e Ramës

Shkruar nga Liberale
Ambasadorja e SHBA-së shkon sërish në zyrën e Ramës

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar sërish në Kryeministri për të takuar kreun e qeverisë, Edi Rama. Kjo është vizita e tretë në 3 ditë e Yuri Kim në zyrën e Ramës.

Të martën, Kim u takua me kryeministrin dhe në një postim në rrjetet sociale, Ambasada zbardhi edhe detajet nga takimi, ku ndër të tjera, temë e diskutimit ishte edhe ecja përpara me Refomën në Drejtësi.

Të mërkurën, Kim shkoi në Kryeministri së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, disa minuta përpara nisjes së protestës për Teatrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH