Aktualitet

Ambasadorja e SHBA në Durrës: Doja t’i shihja vetë dëmet e tërmetit

Shkruar nga Liberale
Ambasadorja e SHBA në Durrës: Doja t’i shihja vetë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim shkoi sot në Durrës për të parë dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një prononcim për mediat, Kim tha se shqiptarët duhet ta dinë se miqtë amerikanë janë në ndihmë të tyre.

“Erdha pranë Kryqit të Kuq Shqiptar se doja të shihja personalisht jo vetëm dëmet, por dhe përpjekjet që po bëhen për të rikuperuar, doja ta dinin shqiptarët që miqtë amerikanë janë në mbështetje të Shqipërisë. U preka shumë tek pashë kontribute taktike që ne po japim si pako me ushqime që ne po japim banorëve. Jemi shumë krenarë që në ato kuti tregohet që kjo është dhuratë nga populli amerikan.

Jam informuar se ushtarakët tanë kanë pasur mundësi të japin asistencë civile e ushtarake. Përvec personave që erdhën për të shpëtuar njerëz nën rrënoja patëm inxhinierë që erdhën për të parë se ndërtesat janë të sigurta. Do vijojmë të punojmë me qeverinë shqiptare ngushtësisht për të bërë gjithcka mundemi”, tha ambasadorja Kim./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH