Aktualitet

Ambasadori u tregoi gishtin, gratë e Astirit protestë te zyrat e OSBE

Shkruar nga Liberale
Ambasadori u tregoi gishtin, gratë e Astirit protestë te zyrat e OSBE

Disa gra, banore të zonës së Astirit kanë dalë sot në një protestë simbolike kundër ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt.

Me pankarta dhe banderola të ndryshme ato kanë protestuar pranë zyrave të OSBE-së.

"Gishti i mesit nuk i ka hije OSBE", "Dinjiteti ynë është më i lartë shepellarët e Veliajt e gishti i  Borchardt", "OSBE është më shumë se gishti i mesit të Borchardt", kanë qenë disa nga pankartat e protestueseve.

Protesta e tyre vjen disa ditë pas gjestit që ambasadori Borchardt bëri kur kaloi pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, më datë 13 të këtij muaji.

Të nesërmen, ambasadori i OSBE-së kërkoi falje, por banorët e Astirit kanë shkuar më tej. Ata kanë firmosur një peticion ku kërkojnë largimin e tij./Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1096428,1096427,1096429,1096430,1096431,1096432,1096433,1096434"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH