Aktualitet

Ambasadori Soreca zbardh takimin online me kreun e KQZ

Shkruar nga Liberale
Ambasadori Soreca zbardh takimin online me kreun e KQZ

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë të cilëve iu ka përfunduar afati i dokumenteve të identifikimit t’i rinovojnë ato.

Thirrja ka ardhur pas një takimi online që ambasadori Soreca ka pasur me KQZ dhe kreun e saj Ilirjan Celibashi.

Ai shkruan se rinovimi i dokumenteve biometrike të identitetit është një sfidë e madhe.

“Shkëmbim i mirë me KQZ-në, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe OSBE. Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën e 5 qershorit. Por rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve që urgjentisht t’i rinovojnë ato para ditës së zgjedhjeve”, shkruan Soreca.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1180247,1180248,1180249,1180250"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH