Aktualitet

Ambasadori kosovar: Në futboll, muzikë, zgjedhje jemi para Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
Ambasadori kosovar: Në futboll, muzikë, zgjedhje jemi para

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini e ka konsideruar një ditë feste atë të djeshme kur u mbajtën dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas tij, këto zgjedhje i dërguan dhe një mesazh Brukselit se Kosova është privuar padrejtësisht nga lëvizja e lirë dhe se është pjesë e Evropës

Për shkak të rrethanave ne jemi pjekur dhe para kohe. Në demokraci fitore është kur ka stabilitet dhe besueshmëri. Ky është një shembull për t’i thënë Brukselit se kosovarët padrejtësisht janë privuar nga lëvizja e lirë. Kosovarët kanë treguar se janë pjesë e Evropës”, tha Ukshini.

Më tej ambasadori i Kosovës në Shqipëri iu përgjigj dhe pyetjes për se si do të ndikojë në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër.

Në kuptimin e interesit kombëtar, mendoj që marrëdhëniet Kosovë Shqipëri do jenë në trendet që kanë qenë dhe do të ecin përpara. Dy orientime strategjike të tjera të Kosovës do të jenë Uashingtoni dhe Brukseli. Shqipëria është partner i natyrshëm, jemi një komb dhe kemi një gjuhë. Në futboll, muzikë dhe zgjedhje duhet ta pranojmë që ne jemi më përpara, ca gjëra duhet t’i pranojë dhe Shqipëria, kështu që disa gjëra duhet të marrim nga ju dhe ju nga ne. Është një simbiozë e natyrshme”, përfundoi ambasadori Ukshini për A2 CNN./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH