Aktualitet

Ambasadori i Ukrainës letër UET: Thellësisht të prekur për kujdesin që i jepni popullit ukrainas

Shkruar nga Liberale
Ambasadori i Ukrainës letër UET: Thellësisht të prekur

Thellësisht të prekur nga kujdesi që i jepni popullit ukrainas. Ishte ky mesazhi i ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov për Universitetin Europian të Tiranës.

I pamundur të ishte i pranishëm gjatë Konferencës Ndërkombëtare “Ditët e Studimeve Shqiptare” që çeli punimet të premten e 29 prillit, përmes një letre drejtuar këtij universiteti, diplomati shprehu mirënjohjen ndaj popullit shqiptar.

Në letrën e tij, zoti Shkurov theksonte qëndresën e popullit të tij, i cili lufton jo vetëm për të mbrojtur territorin dhe popullsinë nga pushtimi rus, por edhe për mbrojtjen e vlerave dhe parimet demokratike. Vlera dhe parime, që sipas tij, ngjajnë me vendet e Europës dhe botës së civilizuar në përgjithësi.

Tema e kësaj konference shkencore ndërkombëtare këtë vit ishte “Kriza dhe Shkatërrimi krijues”, si mundësi për rimodelimin e ekonomisë dhe shoqërisë.

Të ftuar në seancën plenare të së premtes, ku u analizua çfarë vjen më pas konfliktit ndërkombëtar në Ukrainë, ishin edhe tre ish-ministra nga bota shqiptare, si ai i Kosovës Enver Hoxhaj, ish-ministri i qeverisë socialiste Paskal Milo dhe Aldo Bumçi, ministër i jashtëm gjatë qeverisë Berisha.

Ministrja aktuale e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka e përcolli mesazhin e saj në konferencë përmes zv/ministres Artemis Malo.

Tre ish-ministrat u ndalën te lufta e Rusisë në Ukrainë dhe impakti i saj në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH