Aktualitet

Ambasadori i Kosovës përfundon misionin në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Ambasadori i Kosovës përfundon misionin në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi priti në një takim ambasadorin e Kosovës, Nait Hasani me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Kryeparlamentari vlerësoi punën e diplomatit kosovar në vendin tonë për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë.

Ruçi theksoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës. Ruçi tha se Kosova dhe Serbia duhet të vijojnë dialogun, pasi sipas tij, BE është destinacioni i vetëm për të dy vendet.

Ruçi thekson se vijimi i dialogut do e bëjë Kosovën partner edhe më të besueshëm në raport me SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH