Aktualitet

Ambasadori i BE: Gjyqtarët janë si doktorët, s'ka më keq se...

Shkruar nga Liberale
Ambasadori i BE: Gjyqtarët janë si doktorët, s'ka më

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca i cili mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj tha se nuk ka më keq se padrejtësia apo drejtësia e vonuar.

Soreca është shprehur se “gjykatësit janë doktorët, që mund t’iu shpëtojnë jetën qytetarëve, në rrugën e drejtësisë”.

“Nuk ka më keq se padrejtësia apo drejtësia e vonuar. Gjykatësit janë si doktorët, që mund t’iu shpëtojnë jetën, në rrugën e drejtësisë. Ju duhet të jeni krenarë sot, por nuk duhet të harroni përgjegjësinë që ju pret nesër. Është një përgjegjësi shumë e madhe, që keni mbi shpatulla”, ka thënë Soreca. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH