Aktualitet

Ambasadori britanik takon Hajnajn: BKH-ja, lajm i keq për disa

Shkruar nga Liberale
Ambasadori britanik takon Hajnajn: BKH-ja, lajm i keq për disa

Ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shefen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Përmes një postimi në Twitter, Norman shkruan se krijimi i këtij institucioni është lajm i keq për ata që injorojnë dhe mburren para ligjit.

“Takim i mirë me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit është progres i prekshëm për Reformën në Drejtësisë, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lajm i keq për ata që mburren para ligjit”, shkruan ai.

Duncan Norman është ambasadori në largim, teksa vendin e tij në Shqipëri do ta zërë Alastair King-Smith.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH