Aktualitet

Ambasadori britanik: Një vizë pune për Britani kushton 300 euro

Shkruar nga Liberale
Ambasadori britanik: Një vizë pune për Britani kushton 300 euro

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith thotë se kushdo që do të shkojë në Britani mund të aplikojë për vizë pune që kushton vetëm 300 euro dhe të punojnë në sektorë të ndryshëm.

“Një nga mesazhet e mia për njerëzit është se një vizë pune kushton vetëm 300 Euro, nëse doni të shkoni dhe punoni në shëndetësi, nëse doni të shkoni dhe të punoni në bujqësi.

Ndërsa tani kemi shtuar edhe sektorin e ndërtimit. Dhe e di se disa biznese shqiptare në sektorin e ndërtimit në MB më parë mendonin se nuk sillnin dot të afërm apo punëtorë nga Shqipëria për të punuar në bizneset e tyre. Tani mund ta bëjnë fare mirë përmes kësaj skeme.

Pra i nxis njerëzit të shohin mundësitë e vizave dhe të aplikojnë. Përdorini këto mundësi punësimi, sepse në këtë kuadër ka vende pune”, tha King Smith.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH