Aktualitet

Ambasadori britanik i shqetësuar për protestën e shqiptarëve në Londër: Disa kriminelë duan të pastrojnë imazhin e tyre

Shkruar nga Liberale
Ambasadori britanik i shqetësuar për protestën e shqiptarëve

Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith ka komentuar së fundi protestën e shqiptarëve në Britaninë e Madhe, të cilët dolën në rrugët e Londrës për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër deklaratave të sekretares britanike për Punët e Brendshme Suella Braverman.

Në një intervistë në media, Alastair King-Smith tha se është vënë re se si gjatë kësaj proteste ka pasur kriminelë dhe individë që e kanë përdorur për të pastruar imazhin e tyre.

“Disa nga ata që protestojnë, sigurisht po e bëjnë në mënyrë paqësore dhe ne e mirëpresim këtë në çdo kontekst. Kjo është një nga vlerat në Mbretërinë e Bashkuar. Por gjithashtu kemi parë që kriminelë dhe individë të tjerë po kërkojnë ta përdorin këtë si një mënyrë për pastruar imazhin e tyre. Pra, kjo është arsyeja pse ne duhet të fokusohemi dhe të punojmë së bashku për këto çështje”, tha Ambasadori Alastair King-Smith.

Mes debatit të shumtë për emigrantët, diplomati tha se është shqetësues fakti që trafikantët po e shfrytëzojnë këtë moment dhe kjo sipas tij është një sfidë e përbashkët për të gjithë.

“Ne vazhdojmë të mirëpresim shqiptarët, të cilët udhëtojnë legalisht në Britaninë e Madhe dhe që kontribuojnë në shoqërinë britanike. Problemi ynë është me trafikantët dhe mënyrën se si ata po i shfrytëzojnë njerëzit, dhe kjo është një sfidë e përbashkët për ne dhe për vendet e tjera”, tha Alastair King-Smith.

Më 12 nëntor, mijëra shqiptarë mbushëm rrugët e Londrës dhe kërkonin që Braverman t’u kërkojë falje dhe të japë dorëheqjen. Kjo pas deklaratës së saj se shqiptarët po "pushtojnë" Britaninë e Madhe, ndërsa kriminaliteti po mbush vendin.

Më pas pati deklarata edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili në në një intervistë për median britanike "Sky News", duke thënë se qeveria britanike nuk mund të fajësojë britanikët për dështimet e saj me politikat e emigracionit. Gjatë kësaj jave kryeministri britanik, Rishi Sunak publikoi planin me 5 pikë, i cili synonte rregullimin e çështjes së emigracionit dhe e fokusuar kryesisht te shqiptarët, të cilët do të kthehen në atdheun e tyre, pasi Shqipëria konsiderohet në listën e vendeve të sigurta./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH