Aktualitet

Ambasadori britanik: Gjykata Kushtetuese, funksionale sa më parë

               Publikuar në : 19:25 - 09/07/20 liberale

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman u takua sot me Kryetaren dhe anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të diskutuar për emërimet e reja.

Sipas ambasadës, puna e këtij institucioni është vendimtare për zbatimin e Reformës së Drejtësisë.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësisë kryen shumë role thelbësore. Por asnjë nuk është më i rëndësishëm se administrimi i procesit për ta bërë Gjykatën Kushtetuese tërësisht funksionale. Ne mbështesim Vitore Tushën dhe anëtarët e #KED në përpjekjet e tyre për realizimin e këtij procesi!”, thuhet në reagim.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back