Aktualitet

Ambasadori britanik, apel partive politike për fletët e votimit

Shkruar nga Liberale

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, i ka bërë thirrje partive politike të bien dakord për fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare më 25 prillit, në mënyrë që votuesit të familjarizohen.

Ai shtoi gjithashtu se ato duhet të jenë të qarta në mënyrë që vota të llogaritet për partinë dhe kandidatin që votuesi kishte qëllim.

“E rëndësishme është që fletët e votimit të miratohen në kohë për t’u dhënë votuesve mundësinë të familjarizohen përpara ditës së Zgjedhjeve. Ato gjithashtu duhet të jenë të qarta në mënyrë që vota të llogaritet për partinë dhe kandidatin që votuesi kishte qëllim” , shkruan Norman në Twitter.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH