Aktualitet

Ambasadori britanik, apel partive: Kandidatë të papërfshirë në krime

Shkruar nga Liberale
Ambasadori britanik, apel partive: Kandidatë të papërfshirë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman përmes një postimi në Twitter ka lëshuar një mesazh për klasën politike, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Noramn shprehet se palët politike duhet të ofrojnë kandidatë që nuk janë përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, por edhe të mos kenë lidhje me njerëz të përfshirë në to.

"Afati i fundit për të paraqitur listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit po afrohet shpejt. Palët duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë njerëzit të mos jenë të përfshirë në krim të organizuar ose korrupsion apo të kenë lidhje tëdrejtpërdrejt me ata që janë", shkruan Norman.

Mesazhi i tij vjen pas mesazheve të përsëritura nga ambasadorja Yuri Kim për politikën shqiptare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH