Aktualitet

Ambasadori amerikan flet pas takimit për Asociacionin: Të zbatohen të gjitha zotimet për dialog

Shkruar nga Liberale
Ambasadori amerikan flet pas takimit për Asociacionin: Të zbatohen
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas diskutimeve në Ambasadë për çështjen e Asociacionit, ka përsëritur thirrjen që të gjitha zbatohet të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut me Serbinë. “Sot mbajtëm një seancë dëgjimore për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mirënjohës për akterët e ndryshëm të pranishëm, për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizave të tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, ka shkruar Hovenier në Twitter. Ambasada të martën mbajti një takim me përfaqësues qeveritarë, liderë politikë e shoqërinë civile për Asociacionin. Diskutimi ka qenë i mbyllur. Nën rregullin “Chatham House”, të pranishmit janë të lirë të përdorin informatat nga diskutimi, por nuk u lejohet të zbulojnë se kush çfarë komenti të caktuar ka bërë. Si rregull i diskutimeve ekziston që nga viti 1927. Është përdorur kryesisht për diskutime mbi çështjet kontroverse. Emrin e ka marrë nga Instituti Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Mbretërisë së Bashkuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH