Aktualitet

Ambasadorët e BE-së shtyjnë diskutimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Shkruar nga Liberale
Ambasadorët e BE-së shtyjnë diskutimin për

Presidenca gjermane ka pasur sërish tentativa sot për të arritur një kompromis lidhur me aprovimin e kuadrit negociues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke kthyer kuadrin negociues me të dyja vendet në axhendën e ambasadorëve të Bashkimit Europian.

Kuadri negociues ishte hequr javët e fundit si pikë diskutimi në axhendën e ambasadorëve të Bashkimit Europian si rrjedhim i bllokimit të Bullgarisë lidhur me zbatimin e marrëveshjes së fqinjësisë me Maqedoninë e Veriut.

Dhe si opsion ishte ruajtur vetëm aprovimi i draft-konkluzioneve për vendet e zgjerimit. Përfaqësuesit e përhershëm të Bashkimit Europian kishin përfshirë në axhendën e takimit të tyre në mbrëmjen e sotme (ora 20.00) diskutimin mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe për kuadrin negociues, edhe për draft-konkluzionet për zgjerimin, shkruan Abc News.

Duke qenë se të dyja pikat përbëjnë një objekt debati jo të vogël midis shteteve anëtare, Presidenca gjermane ka vendosur t’u japë më shumë kohë vendeve anëtare për të marrë një vendim gjatë takimit të ministrave të çështjeve europiane në datën 8 dhjetor. Takim që i paraprin atij të liderëve europianë në 10 dhjetor, ku pritet të aprovohen së paku konkluzionet për vendet e zgjerimit.

Si rrjedhim, diskutimi i ambasadorëve mbi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është shtyrë për të hënën.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH